Në Kuvend plasi edhe zjarri, Garda dhe deputetët mundohen ta fikin me ujë dhe këmbë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2023, 10:54
Kuvendi nuk ka pasur vetëm përplasje me deputetëve të opozitës dhe Gardës, apo tymuese, por edhe zjarr.
Një deputet i opozitës gjatë nisjes së seancës ndezi një objekt dhe e vuri mbi tavolinë.
Ndërkohë u desh ndërhyrja e Gardës me ujë për të fikur zjarrin i cili filloi të zmadhohej.
Në ndihmë të Gardës kanë ardhur edhe disa deputetë të opozitës për të shuar flakët, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla hapte votimin për projektbuxhetin.
