Begaj pret ambasadorin e Katarit: Rikonfirmuam bashkëpunimin e ngushtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shtetit të Katarit në Tiranë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, duke pranuar dhe Letër Kredencialet si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Katarit në Shqipëri.

Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e tij për vazhdimësinë e traditës së mirë disavjeçare të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Katarit.

“Sot mora letrat kredenciale nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Haëshela Al Dossari. Rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të ngushtë, në radhë të parë në fushën ekonomike”, u shpreh Begaj në një reagim në rrjetet sociale.