VIDEO/ Çuçi: Arben Ahmetaj nuk është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2023, 12:00
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi i pyetur nga gazetarët në oborrin e Kuvendit sa i përket fatit politik të të arratisurit nga drejtësia Arben Ahmetaj, bëri me dije se Ahmetaj akoma nuk është përjashtuar nga radhët e deputetëve të PS.
Kujtojmë se ish Zv.Kryeministri është arratisur pas kërkesës së SPAK për arrestim pasi dyshohet se është një nga përfituesit e parave të shqiptarëve nëpërmjet mega aferës së inceneratorëve.
