“Frikacak” Bardhi: Futi në Kuvend 65 gardistë për ta mbrojtur teksa miratoi buxhetin korruptiv të krimit

Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryeministri Rama përmes rrjetit social “X” lidhur me atë që ai shkroi pak më parë lidhur me kaosin e ndodhur sot në Kuvend.

Bardhi shkruan se Si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur.

Bardhi: Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.

Si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manekin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar.