Dosja e parë e dorëzuar në SPAK, Nisma Thurje denonconte ''Sterilizimin'' që në 2019-ën
Dosja e sterilizimit është e para e dorëzuar në SPAK që në krijimin e tij. Ka qenë Nisma Thurje e cila në vitin 2019 akuzoi për aferë korruptive vetëm pas tre vitesh.
Me 18 korrik të vitit 2022 Prokuroria e Posaçme i dërgon një shkrese ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijëni për vepren penale.
Ai hyri në prokurorinë e posacme në oren 10 të paraditës e ndërsa prej atje doli pas 8 orësh. Në atë kohë Beqja deklaronte se iu është përgjigjur interesit të prokurorive për cështjen e sterilizimit.
Po ashtu ai u shpreh se nuk i druhet përgjegjësisë penale.
Pas dëshmisë së Beqjat në spak janë adminsitruar edhe dëshmi të ish zv ministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj si dhe personave të tjerë që mund të ketë dijëni për për këtë koncesion.
Për këtë çështje në SPAK u morën në pyetje edhe ish ministri e Financave Shkëlqim Cani i cili fillimisht nuk ka qenë dakord për koncesionin.
Edhe Anila Denaj në cilësinë e përfaqësueses së FSKDSH ka dhëë qëndrimin e saj.
Dyshimet janë se lidhjet mes Beqajt dhe Rrapajt kanë nisje që në fakultet.
Madje fituesi i koncesionit e hapi kompaninë një muaj para hapjes së tenderit dhe fill pas një udhëtimi që dyshohet se ishte bërë me ministrin. Dhe për këtë SPAK ka zbuluar edhe komunikimet.
