Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu, dëborë në zonat e thella malore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 07:29
Si pasojë e depërtimit të një mase të ftohtë ajrore nga poli i veriut; territori shqiptar do të dominohet nga vranësira dhe shira si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.
Parashikohet që herë pas here shirat të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Orët e vona të pasdites do të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve por mbetet problematik parametri i erës duke bërë që në momene të vecanta të arrijë mbi 75 km/h.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e uleta deri në 19°C më e larta në rang vendi.
