Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Korçë

Një 36 vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas dhunës, e dhunuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje. 

Njoftimi i policisë Korçë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Në vijim të informacioneve të dhëna më datë 17.11.2023, që bëjnë fjalë për largimin nga banesat e tyre respektive, të shtetaseve A. H., 38 vjeçe, banuese në fshatin Memëlisht, Pogradec dhe Z. H., 80 vjeçe, banuese në fshatin Pilur, Devoll, ju informojmë se këto shtetase u gjetën, ku 38-vjeçarja deklaroi se është larguar me dëshirën e saj nga banesa, ndërsa 80-vjeçarja ju dorëzua familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.