SPAK i bllokoi pasaportën dhe i caktoi ‘detyrim paraqitje’, Beqaj jep dorëheqjen nga dy postet shtetërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 14:35
Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga dy postet shtetërore që ai mbante pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i bllokoi pasaportën.
Ish-ministri i Shëndetësisë ka hequr dorë nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021, dhe është larguar nga grupi negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku u bë pjesë në tetor të këtij viti.
