VIDEO/ Ndal makinën dhe hedh tritolin, dalin pamjet e vendosjes së lëndës shpërthyese në lokalin në Kamëz

Ditën e sotme një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një lokal në Kamzë.

Nga shpërthimi, nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale. 

Ndërkohë Ora News sjellë pamjet e vendosjes së tritolit në lokal.

Nga pamjet shihet një djalë me kapuc që vjen me makinë para lokalit, ndalon makinën për pak sekonda dhe hedh tritolin dhe më pas largohet me shpejtësi.

E gjithë ngjarja ndodh në vetëm pak sekonda.