Aksident në aksin Fier-Lushnje, automjeti del nga rruga, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje. Shtetasi E.N, 26 vjeç duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 26 vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë Fier:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, banues në Dërmënas, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 15 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.