Aksident në Tiranë, makina përplas një grua tek vizat e bardha, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Institut, ku një grua është e shtrirë në tokë teksa ambulanca ndodhet në vendngjarje.

Ajo u përplas nga një makinë teksa kalonte në vizat e bardha.

Drejtuesi i mjetit ia mbathi në panik duke e lënë gruan të shtrirë në tokë.

Ajo është rrethuar nga qytetarët, të cilët njoftuan ambulancën.

Gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende me dije.

Aksident në Tiranë, makina përplas një grua tek vizat e