Gjysmëfinalja e Miss Universe, shqiptarja Endi Demneri renditet në Top 5

Miss Universe Albania 2023, Endi Demneri ka mahnitur të gjithë në gjysmëfinalen e "Miss Universe" që po mbahet në El Salvador.

Missi nga Shqipëria, nga votat e publikut është rikonfirmuar në Top 5 vajzat që janë pretendente për fitoren.

Endi është duartrokitur nga publiku gjatë performancës së djeshme.

Shpallja e Miss Universe do të jetë të dielën, më 19 nëntor.

"Çfarë bekimi të jesh këtu duke prezantuar vendin tim të bukur SHQIPËRI", shkruan ajo në rrjetet sociale.