VIDEO/ Dalin pamjet e patransmetuara, momenti kur Meti godet Blerandon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 08:37
Dalin pamje të reja nga momenti i përplasjes mes Metit dhe Blerandos në shtëpinë e spektaklit televiziv "BBVK2".
Kujtojmë se Meti, është përjashtuar nga shtëpia, para tre ditëve pasi u përfshi në një debat të ashpër me Blerandon.
Ky i fundit si kapiten i javës, i dha detyrë Metit të pastronte tualetet. Kërkesa e tij ishte që t'i ofroheshin dorëza e maskë, se ndryshe nuk do e kryente detyrën.
Pas kësaj, Meti prek dhe më pas godet në krah Blerandon, veprim i cili solli përjashtimin e tij nga loja.
