9 vite pa Dr. Florin, vëllai tij bën dedikimin prekës: Hapa dritaren dhe prisja të vije…
Para 9 vitesh, arti shqiptar humbi një prej artistëve më të talentuar, Dr. Florin.
Dita e sotme, ka trishtuar shumë vëllanë e artistit të ndjerë, Alban Kondi, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke prekur me fjalët e tij.
"Ca copëza tekstesh. Sot 17.11.2023 u bënë 9 vite pa ty… çfarë ditësh të mbushura me lot malli, trishtimi e gëzimi.
Sot ndalova në oborrin e shtëpisë tonë të vjetër, hipa shkallët, hapa derën dhe shkova të dritarja ku i vogël dilja e prisja që ti të vije nga shkolla në shtëpi. Unë atëherë si kisha më shumë se 6 vjec e ty të shihja si superheroin tim. Një ndjesi e thellë zbrazëtie më pushtoi e një mall i madh për të kaluarat e humbura.
Po kujtoja ditët e lumtura të fëmijërisë, dhe ndjesia ishte aq e fortë sa mu duk sikur ajo dhomë ishte plot me jetë e ne ishim në të njëjtin vend duke u çmallur e përqafuar. Në sfond ishte muzika klasike që vinte babi e mbi komodinë copëza tekstesh që më vonë do ktheheshin në vargje e melodi që do shënjonin breza.
Uroj që Florani vogël të jetë për blinin njësoj siç ishe ti për mua e blini më i denjë siç isha unë për ty. Më ka marrë malli shumë", ka shkruar Alban Kondi.
View this post on Instagram

