Mozzik viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Djemtë që dikur çliruan Kosovën, po rrinë në burg...
Reperi kosovar, Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit si Mozzik, ka shkuar së fundmi në Hagë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetet sociale.
Arsyeja e vizitës ka qenë takimi me disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në Hagë.
Shkrimi i tij i plotë:
"Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes.
Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme.
Vallai Kadria o burrë ama burrë burrë ata që e njohin, e njohin.
Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për të çliruar Kosovën , po rrinë në burg .
Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë .
E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së .
Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë.
Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.
Të fala keni të gjithë !
Zoti iu dhëntë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë".

