Travis Scott student në Harvard, ja çfarë dege zgjedh reperi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 17:55
Reperi dhe producenti amerikan, Travis Scott, së fundmi ka zbuluar se po planifikon të ndërmarrë një hap drejt vazhdimit të arsimimit të tij me një kurs arkitektonik në "Universitetin e Harvardit".
Në një intervistë me GQ për numrin e tyre "Njeriu i Vitit", të botuar të mërkurën, 15 nëntor 2023, Travis foli për perspektivat e tij për shkollën prestigjioze duke thënë:
"Unë do të shkoj në Harvard për shkollën e arkitekturës. Më duhet të punoj shumë për të hyrë. Ata nuk më lënë të marr asnjë rrugë të shkurtër".
Përdoruesit e rrjetit kishin reagime të ndryshme ndaj lajmit, disa e mbështetën Scott-in ndërsa disa ishin skeptikë.

