U përfol se i "rrëmbeu" burrin, Edona Berisha vjen në Prishtinë për tu përballur me Vesën?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 17:42
Edona Berisha, gruaja e futbollistit Mërgim Berisha ka mbërritur në Prishtinë, pas një periudhe të gjatë larg vendlindjes.
Ka qenë vetë ajo, e cila përmes një postimi në rrjetin social "Instagram", nga aeroporti i Prishtinës, ka njoftuar rikthimin e saj në vendin ku ka lindur.
Menjëherë në rrjetet sociale kanë nisur spekulimet nëse ajo do të hyjë në spektaklin televiziv "Big Brother", për të sqaruar marrëdhënien e saj me ish-shoqen, banoren e këtij emisioni, Vesa Vllasaliu.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Vesa Vllasaliu ka bërë bujë në media lidhur me deklaratat nga jeta e saj personale dhe historia e dashurisë me futbollistin. Ajo ka akuzuar Edonën se i kishte marrë të fejuarin pak ditë para dasmës së tyre.

