"Çmendet" Balenciaga, nxjerr në shitje fundin-peshqir me çmim marramendës

Keni kohë që mendoni të blini një fund, por jeni në mëdyshje se çfarë të zgjidhni?

Balenciaga ju vjen në ndihmë me modelin e mëposhtëm, i cili po i bën të gjithë të flasin për të.

Shtëpia e famshme spanjolle e modës godet sërish në shenjë dhe bën atë që di të bëjë më së miri: të shokojë dhe zemërojë blerësit, që kanë shpërthyer menjëherë në rrjete sociale pasi kanë parë këtë model.

Fundi peshqir i përbërë prej peshqiri të vërtetë, me dy butona dhe një rrip pëlhure shtesëp brenda, është pjesë e koleksionit pranverë-verë 2024 dhe mund ta bëni tuajin për 925 dollarë.

Ai vjen në dy ngjyra: gri e bezhë, dhe mund të vishet nga djemtë e vajzat, në përditshmëri apo mbrëmje festive.

Kjo nuk është herë e parë që drejtori kreativ i Balenciaga-s provokon publikun me koleksionet e tij. Vitin e kaluar 42-vjeçari gjeorgjian nxori në shitje një palë atlete të shkatërruara për vetëm 1,850 dollarë.

Pa harruar çantën e famshme e ngjashme me qesen e plehrave, çantën legjendare "Frakta" të IKEA-s apo bluzën me printin DHL, gjatë debutimit të tij me linjën "Vetements".