FOTO/ Bebe Rexha nuk njihet me paraqitjen e saj në aeroport

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, arriti të fluturojë pa u vënë re kur mbërriti në Aeroportin e "Brisbanes", përpara turneut të saj të koncerteve në Australi.

Ajo ndërroi shkëlqimin e tapetit të kuq për një veshje shumë më të thjeshtë, teksa bëri rrugën e saj përmes terminalit të zënë, e veshur me një këmishë të zezë dhe pantallona sportive të gjera.

Artistja nuk kishte makijazh në fytyrë dhe mbante flokët e saj bionde në valë të lirshme, ndërsa plotësoi pamjen e saj me sandale të zeza, unaza diamantesh dhe një palë kufje të mëdha.

FOTO/ Bebe Rexha nuk njihet me paraqitjen e saj në aeroport