FOTO/ Ngjajnë si dy pika uji, njihuni me sozinë e Sofia Vergara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 08:59
Aktorja e njohur, Sofia Vergara, ka një sozi të quajtur Ariadna Gutierrez.
Duke llogaritur fizikun, buzëqeshjen dhe elegancën e aktores së njohur shpeshherë ndjekësit dhe mbështetësit kanë kërkuar që ajo të marrë pjesë në kompeticionet që kanë në fokus bukurinë e vajzave.
Pra ajo shihej gjithmonë si një kandidate ideale për konkursin prestigjioz të "Miss Universe".
Por mesa duket kjo dëshirë është plotësuar nga Gutierrez, e cila në fakt mori pjesë në konkurs që në vitin 2015, ndonëse nuk fitoi.

