Ndihet fajtor për dëmtimin e rëndë të Erisës, Eni Shehu përlotet në skenë: Nuk e di a do rikthehet…
Mbrëmjen e djeshme, spektakli i kërcimit "DWTS" filloi ndryshe nga prime-t e tjera, kjo pasi një prej balerinave profesioniste ka pësuar një incident gjatë provave.
Erisa, të cilën jemi mësuar ta shohim në krahët e Sardi Shehut në kërcim, këtë javë duhej të performonte me Eni Shehun, i cili gjate provave padashur ka bërë një lëvizje të gabuar që solli një lëndim fizik tek balerina.
I prekur nga kjo situatë, Eni Shehu shprehu se ndihet aq fajtor sa ka menduar dhe largimin nga ky spektakël.
"Jam i humbur. Tronditje emocionale dhe shpirtërore. Faleminderit gjithë personazheve dhe balerinëve profesionistëve!
Më ka pushtuar një ndjesi, që sot po e mendoja, dhe më duket sikur ajo pjesa shpirtërore që unë mundohem të jepja në kërcimit e kam vënë re gjatë provave që kam bërë, është kthyer në mekanike, nuk e di a do e gjej më.
