"Pse nuk këndon live në koncerte?"/ Blero revoltohet: Bëj maksimumin…(VIDEO)

Një pyetje ka revoltuar shumë, një prej banorëve që është në nominim, Bleron gjatë darkës që ishte organizuar nga "Vëllai i madh".

"Pse nuk këndon live në koncerte?", e pyeti Buçi.

"Kur këndoj këngët e mia duhet një band i tërë, një teknikë e jashtëzakonshme, pastaj unë bëj maksimumin për publikun", ka thënë ai.

Ai e kritikoi Bucin për pyetjen e bërë, pasi sipas Bleros, ai e di se si funksionon në prenotimet e klubeve të natës. Këngëtari shtoi se ka shumë emra të mëdhenj që këndojnë vetëm "playback" dhe paguhen shumë më shumë se artistët që këndojnë "live".

Blero është i nomunuar këtë javë bashkë me banorët: Linda Halimi, Alba Vukaj, Domenik, Ylli Dërvishi (Buçi) dhe çifti Adri dhe Iliriani, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten.