Kualifikimi historik në Evropian, Riza: Ishte strategji, koncepti i ekipit të vogël nuk ekziston më
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 20:37
Ish-futbollisti dhe përfaqësues i FSHF-së, Florian Riza i ftuar në studion e lajmeve në Ora News foli për kualifikimin historik të Kombëtares Shqiptare në EURO 2024. Riza u shpreh se koncepti i ekipit të vogël nuk ekziston më.
‘’Është një strategji e artë dhe e planifikuar që pas kualifikimit në Francë 2016. Në futboll nuk mund të humbasësh gjithmonë në minutë të fundit. Penalltia ishte shumë e artë.
Arbitri ka qenë shumë pranë. Koncepti i ekipit të vogël nuk ekziston më’’, tha ndër të tjera Riza.
