Momentet e fundit para fillimit të ndeshjes ndaj Moldavisë, Rama: Forca

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale momente nga pragndeshja me Moldavinë e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Rama përcolli momentet e fundit të përgatitjeve ndërsa fanellat e lojtarëve të Kombëtares janë gati për t’u veshur ndërsa ata bëhen gati për sfidën, fitorja apo barazimi i së cilës do e kalonte Shqipërinë në një moment historik si pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm.

Kombëtarja e Futbollit luan sot në ora 18:00′ kundër Moldavisë në stadiumin “Zimbru” të kryeqytetit Kishinau (Chișinău), e vlefshme për turin e pestë të Grupit E, në eliminatoret e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjve do t’i mjaftonte vetëm një barazim për të siguruar matematikisht kualifikimin në finalet e Europianit të vitit të ardhshëm.