Moldavi-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, Kuqezinjtë në avantazh falë golit të Cikalleshit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 18:52
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Moldavi-Shqipëri.
Kuqezinjtë e kanë mbyllur fraksionin e parë në avantazh falë një goli të Cikalleshit në minutën e 25-të.
Seferi fitoi penalltinë, teksa me lëvizjet dhe driblimet e tij detyroi mbrojtësin që të bënte një ndërhyje të gabuar brenda zonës.
Cikalleshi mori përsipër penalltinë dhe u tregua i saktë.
