Atmosferë kuqezi në Modavi, Reçi: Janë mbi 1200 tifozë shqiptarë

Ish futbollisti Mired Reci nga Modavia ka sjellë atmosferën fantastike që kanë sjellë tifozët kuq e zi në Kishinjev. Reci u shpreh se në Moldavi janë mbi 1200 shqiptarë për ndeshjen që Shqipëria luan në fushën e Moldavisë.

‘’Është një prani shumë e larë e shqiptarëve këtu në Modavi. Nga ajo që shikoj unë këtu janë mbi 1200 tifozë shqiptarë. Gjithë lokalet kanë qenë të mbushura me shqiptarë nga gjithë trevat shqiptare

. Nuk ka tifoz moldav. Këtu është e mbushur me tifozë shqiptarë’’, tha ndër të tjera Reci.