VIDEO/ Pamje nga dhomat e zhveshjeve, Shqipëria luan me fanellat e zeza që na kualifikuan në EURO 2016
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 17:11
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Moldavisë në transfertë, për ndeshjen e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024.
Një pikë iu nevojiten "Shqiponjave" për të nisur zyrtarisht fluturimin në fazën finale të "Gjermani 2024".
Në këtë përballje ekipi ynë luan me fanellën e zezë, si tetë vite më parë në fitoren 0-3 kundër Armenisë, që siguroi edhe kalimin në finalet e kampionatit europian "Francë 2016".
