Ndeshja Moldavi-Shqipëri, Methasani: Kemi skuadër dinjitoze, nuk do ketë ndryshime në formacion

Gazetari Dëfrim Methasani ishte i ftuar në Ora News ku foli për ndeshjen që Shqipëria luan në fushën e Modavisë sot ku mjafton një pikë që kuqezinjtë të kualifikohen në Europian. Methasani u shpreh se kemi nëj skuadër dinjitoze dhe se formacioni nuk do ndryshoj për këtë ndeshje.

‘’Në historinë time 33 vjecare ka qenë moment më i lumtur. Sepse sot fitoret janë në rradhë dhe ëndrra është shumë pranë. Është një moment i shumëpritur. Kam frikën e tejkalimit emocional. Kemi një skuadër dinjitoze.

Kemi dy skuadra një në fushë një në stol. Dhe kjo është meritë e trajnerit Sylvinho. Ka bashkuar frymën dhe dëshirën në ekip. Nga burimet e brendhsme në formacion nuk do ketë ndryshimë, do rikthehet Smajli’’, tha ndër të tjera Methasani.