Kualifikimi i Shqipërisë, Xhepollari: Në fillim shiheshim si ekipi i tretë më i mirë në grup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 20:31
Gazetari i Ora News, Drilon Xhepollari i ftuar në studion e lajmeve në Ora News foli për kualifikimin historik të Kombëtares Shqiptare në EURO 2024. Xhepollari u shpreh se në fillim të këtyre kalifikuesve Shqipëria shihej si vend ii tretë më i mirë.
‘’Ka qenë një ndeshje e luftuar në Moldavi. Në fakt ishte ndeshje shumë e vështirë. Kemi mposhtur Poloninë një ekip që se kemi mposhtur kurrë.
Në fillim të këtyre kualifikuesve shiheshim si vendi i tretë më i mirë duke parë forcën e Polonisë dhe Cekisë. Sylvinho i dha një frymë të re ekipit’’, tha ndër të tjera Xhepollari.
