Bicaj: Zgjedhje e duhur e stafit për formacionin, Asani është njeriu i momentit

Ish futbollisti Ditmar Bicaj ishte i ftuar në Ora Neës ku foli për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Moldavisë në transfertë ku i mjafton vetëm një pikë për tu kualifikuar në Euro 2024. Bicaj u shpreh se zgjedhja për formacionin është e duhura dhe se njeriu i momentit është Asani.

‘’Mendoj se zgjedhje e duhur nga ana e stafit për formacionin. Si duket edhe trajneri është supersticioz i këtij formacioni. Njeriu i momentit dihet kushë është. Është Jasir Asani.

Ismajli dhe Gjimshiti janë një dyshë e konfirmuar. Do jete nje ndeshje e veshtire’’, tha ndër të tjera Bicaj.