Ndeshja ndaj Moldavisë, Marko: Duhet kujdes me pasimet në mesfushë, objektivi kryesor është kualifikimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 17:24
Trajneri i futbollit, Andrea Marko në një intervistë në Ora News foli për ndeshjen e Shqipërisë kundër Moldavisë ku kuqezinjëve i mjafton vetëm një pikë për tu kualifikuar në euro 2024.
‘’Është ekipi që ka bërë 2 ndeshjet e fundit. Duhet të jemi të kujdesshëm me pasimet në mesin e fushës. Objektivi sot është kualifikimi në Europian. Në radhë të parë duhet të jemi koncizë dhe të mos humbasim.
Në këtë lloj mënyrë duhet të jemi shumë të kujdesshëm me pasimet’’, tha ndër të tjera Marko.
