Starton sfida në Moldavi, Shqipëria 90 minuta larg kualifikimit për në Euro 2024
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 18:06
Starton ndeshja në Moldavi, Shqipëria 90 minuta larg kualifikimit në Europianin e verës së ardhshme që luhet në Gjermani.
Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024.
Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.
Sa i takon formacionit, konfirmohet në portë titullar Etrit Berisha, në qendër Ismajli me Gjimshitin ndërsa në krah Hysaj dhe Mitaj. Në mesfushë, Asllani me Ramadanin, teksa disi më i avancuar është Bajrami. Në krahët e sulmit Seferi me Asanin dhe në qendër Cikalleshi.
