Video e shpërndarë nga kompania “One”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Është shkelur Kodi i Punës

Darian Konomi, Ekspert Monitorimi nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ishte i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai.

Ai ka komentuar videon e dalë nga një prej dyqaneve të kompanisë telefonike “One”.

Në video shihen dy operatoret e dyqanit të cilat teksa bisedojnë në dyqan hyn një person i armatosur që më pas njëra nga vajzat e largon.

Kjo video e dalë nga dyqani i “One” për ekspertin nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimin është diskriminuese për tre personat që shihen në video.

Konomi: “Kompania sot përveçse i ka diskriminuar të tre por mbi të gjitha ka shkelur moralin dhe për mua ka diskriminuar vajzat që i ka në kontratë punë. Pra këtu për mua është shkelur dhe kodi i punës sepse ti nuk ke se përse jep të dhëna personale”.