Marrëveshja me Italinë për refugjatët, Avdulla: pakti Rama – Meloni mbart shumë shkelje ligjore dhe kushtetuese
Marrëveshja Rama –Meloni për refugjatët që do të mbërroijnë në territorin shqiptar ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta në mbarë opinionin publik vendas dhe të huaj.
Për të kuptuar më shumë lidhur me këtë marrëveshje të mbajtur të fshehtë nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë, në studion e lajmeve në “Ora News” i ftuar ishte avokati Alban Avdulla.
“Marrëveshja parashikon që do të zbatohet për një afat 5 vjeçar, dhe mund të zgjatet edhe për 5 vite të tjera. Bëhet fjalë që në një kohë të caktuar mund të jenë fizikisht në Shqipëri 3 mijë individë, refugjatë, por brenda vitit mund të jenë deri në 36 mijë. Por në këtë rast ka disa shkelje specifike.
Po t’i referohemi Kushtetutës, nenit 121 pika 1, përcakton në rastet që do të nënshkruhen marrëveshje të tilla që poërmban një element ekstra-territorialiteti në vetvete, kjo nuk mund të bëhet ndryshe, përveçse në formën e ligjit që duhet të kishte kaluar në parlament. Kjo nuk u bë. Por edhe në rast se do të kishim marrëveshje tjetër ndërkombëtare, po neni 121 i Kushtetutës pikaa 3 e tij përcakton se duhet bërë njoftimi i Kuvendit.
Këto nuk janë vendime të cila i përkasin një individi, por janë vendime që ndikojnë në plan afatgjatë.
E vetmja mënyrë se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje, është duke u bërë ligji që të kalojë në Kuvend”, u shpreh ndër të tjera avokati Alban Avdulla.


