Denoncimi i avokates Beqiri: Kompanitë celulare mashtrojnë me “ofertat” e tyre, mbarojnë për 2-3 ditë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2023, 21:03
Avokatja Nexhi Beqiri e ftuar në “Ora News” në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai përshëndeti nismën e gazetarit Isa Myzyraj për peticionin ku denoncon kompaninë telefonike “One” për ofertat e internetit dhe bisedat telefonike.
Beqiri tha se kompanitë celulare mashtrojnë me ofertat e tyre të cilat mbarojnë për 2-3 ditë.
“Po të më kishe thënë më para do ta kasha firmosur edhe unë sepse fëmijët e mi kur vijnë nga jashtë marrin oferta telefoni dhe për 2-3 ditë mbaron interneti dhe biseda”, u shpreh avokatja.

