Ç'po ndodh? La Repubblica: E majta italiane kërkon përjashtimin e PS-së nga PS-të Europiane pas marrëveshjes për emigratët
Mediat italiane shkruajnë se në samitin socialist në Malaga, Partia Demokratike Italiane do të kërkojë përjashtimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Kërkesa është protokolluar në Kongresin e PSE, ku do të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të këtij grupimi politik.
Shkresën e ka firmosur sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PD-së italiane Peppe Provenzano, ish-ministër dhe figurë e njohur politike e së majtës nga Siçilia.
‘La Repubblica’ shkruan se “Edi Rama largohet nga Partia Socialiste Evropiane. Partia Demokratike është gati të regjistrojë kërkesën për përjashtimin nga PSE për kryeministrin shqiptar dhe PSSH-në e tij, Partinë Socialiste të Shqipërisë.”
Kjo kërkesë është bërë për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes për refugjatet afrikanë.

