Kuvend mes tymit e kaosit, opozita mbulon foltoren me karrige. Mazhoranca miraton ligjet

Karrige që mbuluan foltoren e kuvendit dhe një sallë në tym. Kjo ishte pamja e seancës parlamentare, ku pavarësisht protestës së opozitës mazhroanca vijoi me miratimin e ligjeve të parashikuara. Tensioneve iu shtuan edhe akuzat mes palëve.

Kjo është pamja të cilën Kuvendi nisi këtë të enjte punimet mes protestës së opozitës.

Karriget e mbledhura në foltore dhe garda në gatishmëri për të mos lejuar përplasjen e opozitës më ministrat u transmetuan në rrjetet sociale nga Sali Berisha.

Një pjesë e deputetëve socialist u detyruan të qëndrojnë në këmbë, ndërsa me mbërritjen e

kabinetit të qeverisë ish kryeministri akuzoi Taulant Ballën.

Këtë radhë në strategjinë e opozitës ishte Saimir Korreshi që ndezi dy tymuese.

Në një sallë të pushtuar nga tymi Lindita Nikolla vijoi të votojë projektligjet në rendin e ditës.

Ndërsa Taulant Balla reagimin e dha nga podiumi i ministrave

“Deputeti ligjvënien e ka detyrë primare. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë seriozisht. Përkeqëson marrëdhënien me njerëzit.

Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve të djathtë, ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetë”, tha Balla.

Për ankesat e opozitës mazhoranca kërkoi ti drejtohen gjykatës kushtetuese.

Ndërsa nuk munguan as replikat prej mazhorancsë që akuzuan për bojkot të nismave të vetë opozitës, që gjithësesi u rrëzuan në seancë.