Tensione në Kuvend/ Ndezi tymuese në Parlament, Nikolla përjashton deputetin Korreshi

Deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën duke vendosur karriget përmbys tek foltorja, si dhe kanë nisur me ndezjen e tymueseve.

Ndërsa Lindita Nikolla nisi seancën, kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull.

Berisha ka reaguar duke i thënë se nuk mund të preken deputetët.

Ndërkohë Nikolla ka përjashtuar deputetin Sajmir Korreshi që ndezi tymuese ne kuvend.