Mes tymit dhe zhurmës, Balla tenton të mbajë fjalën në Kuvend: Mos u keqpërdorni nga halli personal i një njeriu

Mes tymit, karrigeve të kthyera përmbys dhe zhurmës, ministri Taulant Balla ka tentuar që të mbajë fjalën e tij nga vendi.

Balla tha se kjo pamje që ka krijuar opozita në Kuvend përkeqëson marrëdhënien e tyre me popullin.

Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos lejojnë që të keqpërdoren nga interesat personale të një personi.

“Deputeti ligjvënien e ka detyrë primare. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë seriozisht. Përkeqëson marrëdhënien me njerëzit.

Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve të djathtë, ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetë”, tha Balla.