Debate dhe tymuese, mbyllet mes kaosit seanca 20 minutëshe
Karrige që mbuluan foltoren e kuvendit dhe një sallë në tym. Kjo ishte pamja e seancës parlamentare, ku pavarësisht protestës së opozitës mazhroanca vijoi me miratimin e ligjeve të parashikuara. Tensioneve iu shtuan edhe akuzat mes palëve.
Karriget e mbledhura në foltore dhe garda në gatishmëri për të mos lejuar përplasjen e opozitës më ministrat u transmetuan në rrjetet sociale nga Sali berisha
Një pjesë e deputetëve socialist u detyruan të qëndrojnë në këmbë, ndërsa me mbërritjen e kabinetit të qeverisë ish kryeministri akuzoi Taulant Ballën.
Në një sallë të pushtuar nga tymi Lindita Nikolla vijoi të votojë projektligjet në rendin e ditës.
Ndërsa Taulant Balla reagimin e dha nga podium i ministrave
Për ankesat e opozitës mazhoranca kërkoi ti drejtohen gjykatës kushtetuese.
Ndërsa nuk munguan as replikat prej mazhorancsë që akuzuan për bojkot të nismave të vetë opozitës, që gjithësesi u rrëzuan në seancë.
