Nis seanca plenare, kaos në Parlament, deputetët e opozitës ndezin tymuese në sallë

Edhe kjo seancë seanca plenare ka nisur e tensionuar në sallë. Ashtu si edhe më parë, deputetë të opozites kanë hyrë në sallë më herët se orari zyrtar duke kthyer përmbys karriget.

Sakaq në nisje të seancën, deputetë të opozites, ndezën tymuese duke vështirësuar qëndrimin në sallë.

Deputetët e opozites kanë bllokuar punimet për të disatën herë, me arsyetimin se mazhoranca po i mohon opozitës të drejtat kushtetuese, lidhur edhe më kërkesat e tyre për ngritjen e disa komisioneve hetimore.

Ndërkaq, disa ditë më parë, tensione pati edhe te Kryesia e Kuvendit. Disa deputetë opozitarë nuk u lejuan nga garda që të hynin dhe ata zgjodhën që të futeshin brenda duke kaluar kangjellat, apo duke hipur nga dritarja.