“Mbledhjet në kundërshtim me ligjin?” Përgjigjet Çuçi: Mbledhjet online janë gjëja më normale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2023, 11:40
Kreu i grupit socialist Bledi Çuçi tha se mbledhjet online janë gjëja më normale që pas pandemisë dhe për zhvillimin e tyre online kanë konsensusin e Konferencës së Kryetarëve.
“Pas pandemisë mbledhjet online janë gjëja më normale. Konsensus me anëtarët e Konferencës së Kryetarëve. Kemi bërë mbi një vit komisione online. Pandemia nuk parashikohet në rregulloren e Kuvendit, pas pandemisë komisionet online janë gjëja më e zakonshme”, u shpreh Çuçi.
