Berisha: Qëndresa jonë pa kthim e ka bërë Ramën të pashpresë. Ftoj qytetarët të vazhdojmë këtë betejë
Për gazetarët në hyrje të Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky parlament është turpi i Shqipërisë, i Evropës dhe i çdo vendi të lirë.
Ai kërkoi solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve vendimtare për triumfin e pluralizmit, për triumfin e demokracisë, për largimin e narkodiktaturës nga Shqipëria.
Berisha: E patë, kjo ishte seanca 19 minuta e votimit të një mori ligjeve. Ky është funksionimi i parlamentit të Edi Ramës dhe Lindës së tij. Në parlament ky është turpi i Shqipërisë, i Europës dhe i çdo vendi të lirë. Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura me pushtetin Edi Ramës. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Përsëri vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në parlament.
Qytetarë dhe qytetare, ne vazhdojmë me vendosmëri, por ne kërkojmë solidaritetin tuaj. Ne konsiderojmë solidaritetint tuaj, mbështetjen tuaj vendimtare për triumfin e pluralizmit, për triumfin e demokracisë, për largimin e narkodiktaturës nga Shqipëria.
Unë kam besim të plotë se kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama në një akt in ekstremis vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Por e vërteta është se lëvizja jonë, qëndresa jonë pa kthim e ka bërë atë njeriu më të pashpresë, ndaj edhe ju ftoj të vazhdojmë së bashku këtë betejë. Faleminderit!
