Çuçi reagon pas seancës: Komisionet hetimore e drejtë e opozitës, por…

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi dha një përgjigje se pse mazhoranca nuk pranon që të ngrihen komisionet hetimore të opozitës. 

Ai tha se sot praktikisht ishin për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që kishte propozuar opozita, por theksoi se me shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat e kaosit.

Çuçi: Sjellja e opozitës është demagogji sepse sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që ka ndërmarrë opozita. Ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre, ata përsëritën skemat e tyre.  Qëllimi i propozimeve të projektligjeve është diskutimi, jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhen miratuar, ata japin arsyet e veta.

Nuk e kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk e ka këtë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja gjë që na bën të mos miratojmë një komision parlamentar që ata kërkojnë, kanë të bëjnë me objektin. Po të jetë brenda kërkesave të kushtetutës patjetër që do e miratojmë.