VIDEO/ Linda ironizon historinë e Vesës: Po duhet me u viktimizu...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2023, 16:12
Prej disa ditësh jo vetëm në shtëpi por edhe në "prime" po transmetohet dhe diskutohet historia e Vesës me ish të fejuarin e saj, Mërgim Berisha.
Mirëpo duket se kjo nuk u ka pëlqyer disa prej banorëve, ku një prej tyre është dhe Linda, e cila thotë se Vesa po "viktimizohet" për vëmendje.
Halimi, e cila doli më pak e pëlqyer nga publiku, "ironizoi" rastin e Vesës duke thënë se në shtëpi duhet të viktimizohesh për të qenë e mirë.
"Më ka bërë kështu, kam shumë për të treguar por nuk jam hapur. E kam një gjë që nuk mund të qaj. Kam histori që po t'ia filloj të flas, ia nisni të qani. Këtu po duhet të viktimizohesh”, u shpreh ajo.
