VIDEO/ Vesa i nxjerr të gjitha: Vëllai i Mërgimit tradhton gruan, më ka shkruar edhe mua...

Banorja e spektaklit televiziv "BBVK2", Vesa Vllasaliu gjatë "Prime-it" të djeshëm risolli në vëmendje, historinë e saj të dashurisë me futbollistin Mërgim Berisha.

Ajo ka treguar edhe njëherë në detaje sesi i fejuari i saj e tradhtoi me shoqen e ngushtë, e familjarët e tij nuk e miratonin lidhjen e saj me futbollistin.

Madje ajo ka reaguar edhe për deklaratat e bëra nga vëllai i Mërgimit duke thënë se nuk është hera e parë që ai flet keq për të, teksa zbuloi një detaj tronditës nga jeta e tij.

Sipas Vesës edhe vëllai i futbollistit e ka tradhtuar gruan e tij me 3 fëmijë e madje i ka shkruar asaj.

"Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam bisedat që më ka shkruar edhe mua", u shpreh fillimisht ajo.

"Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojë", ka thënë Vesa.

"T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia", vazhdon mes tjerash ajo.