E trishtë! Aktori i njohur gjendet i pajetë në shtëpinë e tij

Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare aktori i njohur, Evan Ellingson.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga "TMZ", që shkruan se ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.

"TMZ" e konfirmoi lajmin nga zyra e mjekësisë ligjore e "Departamentit të Sherifit të Qarkut San Bernadino".

Nga ana tjetër, shkaku i vdekjes së 35-vjeçarit nuk është përcaktuar ende.

Ndërkohë Ellingson ishte më i njohur për paraqitjen përballë Cameron Diaz si Jesse Fitzgerald në filmin e vitit 2009, "My Sister’s Keeper".

Ai gjithashtu pati një rol të përsëritur në "CSI: Miami" si djali i personazhit të David Caruso, duke aktruar në 18 episode midis 2007 dhe 2010.