Kemi dasmë! Dafina Zeqiri "na fton" në valle: Është zyrtare, do martohem...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2023, 13:32
Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri ka konfirmuar aludimet e fundit, duke thënë se do të martohet me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Në "Brodcast Channel" në rrjetin social "Instagram", në një mesazh për ndjekësit Dafina shkruan: "Është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024".
Pra, siç duket, vitin e ardhshëm kemi një dasmë, por ende nuk dihet asnjë detaj tjetër në lidhje me datën apo muajin kur çifti do të kurorëzojnë dashurinë.
Kujtojmë se Dafina prej disa muajsh është në një lidhje me Kreshnikun, romancë e cila lindi pas ndarjes së këngëtares me menaxherin e saj, DJ e njohur Geek.

