JLO krahason lidhjen e saj me Affleck me romancat e kaluara

Artistja e njohur, Jennifer Lopez, ka folur së fundmi për dallimin mes martesës së saj me Ben Affleck dhe lidhjeve të kaluara.

Gjatë një interviste për revistën "Vogue", artistja zbuloi se ka një ndryshim të rëndësishëm, duke iu referuar asaj se si ndihet me Ben.

"Beni dëshiron që unë të kuptoj vlerën time dhe ta di vlerën time", shpjegoi ajo.

"Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër. Më në fund jam në pikën e jetës time ku e dua çdo pjesë të vetes.

"Çdo pjesë timen, trupin tim, zërin tim, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia. E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot", u shpreh me tej JLo.