Tre vjet pas lindjes, vajza e Katy Perry prezantohet për herë të parë me botën
Katy Perry dhe Orlando Bloom janë kujdesur shumë që përgjatë 3 vjetëve që nga lindja e vajzës së tyre, ta ruajnë me fanatizëm profilin e saj.
Por ja kur erdhi koha që Daisy të bënte paraqitjen e saj të parë publike këtë të shtunë, në një koncert të yllit të popit, në Las Vegas.
Pavarësisht se e mbajti të voglën larg vëmendjes që nga ardhja e saj në jetë, në gushtin e vitit 2020, Katy Perry e prezantoi 3-vjeçaren në publik gjatë shfaqjes.

“Daisy! Të dua shumë. Ti je shoqja ime më e mirë”,- tha këngëtarja 39-vjeçare dhe kaq u desh që skena të shpërthente nga ovacionet e fansave.
Këta të fundit nxituan edhe t’i bënin video vogëlushes së veshur me fustan si “Minnie Mouse” dhe me kufje rozë. Ajo buzëqeshi përpara se nëna e saj të performonte “Hot n Cold”, ndërsa më vonë kërcente me të atin gjatë “Chained to the Rhythm”.
???????????????????????????????????? pic.twitter.com/n785xTUHNX
— cinthia ???? (@cinperrymore) November 5, 2023


